AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 13:53

Identifikohet pacienti që u hodh nga kati i dytë i spitalit Infektiv

Identifikohet pacienti që u hodh nga kati i dytë i spitalit Infektiv


Identifikohet pacienti 69-vjeçar që u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv mesditën e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Reshat Grendi nga Fieri. Ai ishte shtruar ditën e djeshme në spital. Fatmirësisht arriti të shpëtonte, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende nëse pacienti ishte i vetëm në dhomë apo me pacientë të tjerë.

Ndërkohë po punohet për të mësuar shkaqet që kanë çuar atë të ndërmarrë aktin e rëndë.