TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Sofje po mbahet online Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Bashkimit Evropian, kancelarja Merkel dhe presidenti Makron. Ashtu si në Samitin e vitit 2018, në Sofje do të nënshkruhet një dokument nga kryetarët e vendeve pjesëmarrëse. Samiti drejtohet nga Bullgaria dhe Maqedonia.
Samiti që mënjanoi Kosovën
Samiti 2020 mbahet pas atij të 2018-s, ku u nënshkrua një dokument për bashkëpunimin kundër krimit e korrupsionit (temë e preferuar ishte lufta ndaj migracionit nga vendet e Lindjes së Mesme), por nuk u vendos asnjë piketë për anëtarësimin në BE. Shqipëria nga ajo kohë nuk ka datë për të hapur bisedimet me BE-në. Ashtu si edhe në atë kohë, diskutohet të ndahet nga Maqedonia në procesin e integrimit, pra të ngecë në vend. Edhe Kosova nuk ka marrë asnjë dritë jeshile për liberalizimin e vizave; asnjë progres në arritjen tek Marrëveshja e Asociim Stabilizimit me BE-në.
Në të kundërt serbët, maqedonasit malazezët janë para në këtë proces. Serbia në Samitin e vitit 2018 ia doli që të hiqej nga dokumenti zotimi mbi përfundimin e marrëveshjes me Kosovën. Sot jemi në të njëjtën situatë, pa marrëveshje, pa njohje të Kosovës nga pesë shtetet kundërshtuese të BE-së.
Kujtojmë se në atë samtit, Spanja u përfaqësua në nivel ambasadori, sepse nuk donte praninë e HashimThacit, presidentit të Kosovës. Sot Kosova shkon në këtë samit me udhëheqjen e saj në gjyqin e Hagës.
Maqedonia pas atij samiti gjeti emrin dhe u pajtua me Greqinë, Shqipëria e vënë poshtë nga fqinji, po çon në Hagë Detin Jon, duke diskutuar kufirin e vendosur qysh në 1925 nga fuqitë e mëdha, me Protokollin e Firences.
Çfarë do të ndodhë në samitin e ri?
Shqiptarët janë ftuar me shumicë në themelimin e “Jugosllavisë” së re, që iniciohet nga Vuçiçi dhe Rama, duke ua vënë tavolinë BE-së si një treg ekonomik. Kujtojmë se teza e tregut të përbashkët me kryeqendër Beogradin, është kundërshtuar në atë kohë nga qeveria e Kosovës si një iniciativë që ndihmon vetëm Serbinë që të dominojë ekonomikisht vendet fqinjë.
Progres në karrierat personale të shqiptarëve
Ndoshta i vetmi sukses i shqiptarëve në këtë samit, është arritja individuale në karrierë. Aty do të jenë krahas Edi Ramës dhe kryeministrit Hoti, edhe Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë (mikpritës i samitit) Majlinda Bregu, ish ministrja jonë e Integrimit, që tani është punësuar në krye të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bregu mbajti fjalën hapëse të Samitit bashkë me kancelaren Merkel dhe Komisionerin e Zgjerimit Olivér Várhelyi.
Në seancën plenare që nisi në orën 11:25 po diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal po flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
“Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të miratojnë Planin e ri të Veprimit për këtë rajon - Tregun e Përbashkët Rajonal. Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është një risi nga e para: ishte një plan i shkëlqyeshëm i bazuar në katër liri, i njëjtë me Tregun e Vetëm të BE-së. Ne jemi krenar që kemi marrë përsipër barrën e rëndë të këtij procesi” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), dhe shtoi se “qeveritë do të duhet të mbajnë përgjegjësinë për të zbatuar këtë plan”.
“Politika e përqendruar në kufij dhe mosmarrëveshje nuk do ta bëjë rajonin më të pasur. Shpresoj se Tregu i Përbashkët Rajonal do të miratohet dhe zbatohet në mënyrë që të sigurojë një integrim më të thellë ekonomik të rajonit. Nëse ndodh kështu, fitimet do të ndahen gjerësisht ”, përfundoi Bregu.
Tregu i Përbashkët Rajonal është vazhdim i një ideje të vjetër që shitet si e re, në mungesë të perspektivës evropiane, për rajonin, sidomos për shqiptarët. Kujtojmë se Plani Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA) u miratua në Trieste 3 vjet më parë, kur udhëheqësit e 6 vendeve ranë dakord t'i jepnin një shans këtij rajoni për të ndërtuar zonën e vet ekonomike.
Mes dy samiteve vec në dy vjet shqiptarëtpo treten me shpejtësi drejt një grope thithëse rajonale të mbushur me intrigë të vjetër. Brukseli duket larg, Beogradi po e zëvendëson.
/TPZ.al/