TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmi shumëfishtë me armë të hënën në mbrëmje më 2 nëntor në Vjenë la katër persona të vrarë dhe shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë të plagosur rëndë.
Persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit, ndërkohë që një prej sulmuesve u vra nga policia.
Viktimat ishin dy gra dhe dy burra, nga ku njëri prej viktimave ishte shqiptari Nexhip Vrenezi, 21 vjeç nga fshati Velesht komuna e Strugës.
I ndjeri Nexhip Vrenezi kishte dale në ambientin e jashtëm para lokalit ku pinte kafe me shokët e tij për të pirë një cigare.
Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës. I riu u godit barbarisht me dy plumba nga një prej terroristëve, duke e plagosur rëndë dhe më pas ai humbi jetën.
Pjesë e emisionin ‘Me zemër të hapur’ është bërë daja i viktimës tregoi momentet e fundit të nipit të tij, i cili kishte dalë me shokët e tij për të festuar faktin se pasi kishte mbaruar ushtrinë kishte gjetur dhe punë dhe do e niste të nesërmen.
“Nipi im mbeti viktimë atje, në një mbrëmje që kishte dalë shëtitje me shokët. Është rritur atje dhe ka jetuar prej vitesh.
Ngjarjen e kemi pritur me dhimbje të madhe. Lajmin e morëm vesh ditën tjetër, në mëngjes. E kanë marrë veshur nga shokët e tij gjermanë.
Ata e njoftuan familjen. Nuk e kanë ditur familja e motrës time, se mes viktimave ka qenë dhe djali. Një nga shokët ka njoftuar vëllain e vogël dhe u njoftua familja.
Familja ka kërkuar sqarim. Ai fillimisht ka qenë i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.
Plumbat e kanë kapur në gjoks. Më pas është shpërndarë turma, ai ka rënë në tokë. Djali është gjetur 10 metra larg vendit të ngjarjes. Djali kishte 3 javë që kishte mbaruar ushtrinë dhe kishte dalë që të festonte me shokët.
Kishte fituar dhe një vend pune dhe kishte dalë me shokët. Një pjesë e familjarëve kanë ardhur.
Prindërit janë afër, për 1 orë vijnë këtu. Trupi i pajetë i djalit do të dërgohet këtu në Maqedoni dhe do të varroset nesër.”, tha daja. Ai tha se gjendja shëndetësore e motrës së tij është e rënduar pas ngjarjes shokuese, ndërsa tha se nipin e tij e kishte takuar në qershor, gjatë kohës së pandemisë.
“Gjendja ka qenë shokuese dhe për ne. Ata si prindër e kanë shumë më të vështirë. Shokues ka qenë për të gjithë ata.
Pas lajmit, bashkia ka shkuar për ndihmën e parë pranë familjes së motrës time. Në qershor të këtij viti në kohën e pandeminë ka qenë këtu tek ne. Për herë të fundit. Në qershor u takuam si daja me nipin. Ai kohë më parë ishte marrë dhe me futboll”, -pohoi daja i viktimës.
Trupi i pajetë i shqiptarit mbërrin në fshatin Velesht ditën e mërkurë, nga ku do të bëhet edhe ceremonia e varrimit.
Ky sulm terrorist u komentua shumë nga mediat botërore dhe ato shqiptare pasi pati si protagonist tre shqiptar, njëri prej tyre ishte terroristi i identifikuar si shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga fshati Çollopek Kujtim Fejzullahi, viktima Nexhip Vrenezi dhe policja heroine siç e quajnë mediat, Doruntina Miroci.
PJESE NGA INTERVISTA
Evis Ahmeti: Si e mësuat lajmin për humbjen e nipit tuaj në këtë sulm terrorist?
Gajur Kaba: Ne e mësuam lajmin nëpërmjet mediave që po ndodhte diçka, por më vonë u njoftuam nga shokët e nipit që ishin ato momente me të
Evis Ahmeti: Nipi juaj i ndjerë ku jetonte dhe çfarë studionte?
Gajur Kaba: Nipi kishte vetëm dy muaj që kishte mbaruar ushtarakun dhe atë natë kishte dalë të festonte me shokët!
Evis Ahmeti: Si ndodhi?
Gajur Kaba: Ai ka qenë duke konsumuar një cigare pasi ishte shume pak metra nga tavolina ku po qëndronte me shokët, aty është qëlluar me plumba në kraharor nga terroristi
Evis Ahmeti: Çfarë informacioni keni rreth terroristit që kreu sulmin?
Gajur Kaba: Nga informacionet që ne kemi, dimë që ai kishte vetëm dy muaj që jetonte veç familjes
Evis Ahmeti: Si janë familjarët e viktimës? Si është gjendja e tyre shëndetësore dhe fizike?
Gajur Kaba: Shumë keq, madje nëna e viktimës ka qenë nën kujdesin mjekësor dhe shëndetësor
Evis Ahmeti: Nipi juaj i ndjerë ishte dhe një futbollist pasi e pëlqente sportin?
Gajur Kaba: Po ai luante futboll, madje ai kishte aplikuar në një punë dhe kishte fituar, pikërisht kjo ishte arsyeja e daljes së tij. 25 km ishte larg nga banesa bari në të cilin po konsumonin edhe kafen.
Evis Ahmeti: Kur do të niste punën nipi juaj?
Gajur Kaba: Ditën e martë ai do të fillonte punë, por që nuk u realizua kurrë./Balkan Web