AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 12:26

VIDEO/ Horror në Vlorë, burri vret gruan më pas pret damarët

VIDEO/ Horror në Vlorë, burri vret gruan më pas pret damarët

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.

Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.

[playlist type="video" ids="206396"]

Gjendja e tij është e rëndë, dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës.

Çifti i bashkëshortëve ka pasur dhe më herët probleme me njëri-tjetrin, ndërsa gruaja ka pasur urdhër mbrojtje.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital. Burri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pasur shumë humbje gjaku, raporton News 24.

Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.