AKTUALITET, 8 Janar 2018, 16:41

E pabesueshme/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare përfundojnë në kamp ushtarak

E pabesueshme/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare

Nuk luan mirë dhe rrezikon për të rënë nga Kategoria? Ok, atëherë ja se çfarë të pret. Ndryshe nga sa janë mësuar ekipet e njohura europiane që në periudhën e përgatitjeve akomodohen në resorte luksoze, skuadrën zviceriane të Sionit e presin sfida të rënda fizike si ato që i kalojnë vetëm ushtarët e vërtetë.

[gallery ids="52634,52633,52632,52631"]

Si pjesë e përgatitjes për pjesën e mbetur të Superligës në këtë vend, Sioni i ka dërguar lojtarët në një kamp ushtrak për të bërë një stërvitje intensive pasi është në situatë të vështirë, ku aktualisht rënditet në vendet e fundit në klasifikim dhe rrezikon rënien.

Pjesë e grupit që po përgatitet në mënyrë të veçantë janë edhe tre futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami, Burim Kukeli e Ermir Lenjani. Drejtuesit po mendojnë për ngritjen e moralit dhe përmirësimin e raportit mes lojtarëve

Kampin e drejton një ish-ushtarak francez që nuk lëshon pe nga detyrat që i cakton. Lojtarët janë duke vuajtur jo pak dhe natyrisht që kur të futen në fushë për ndeshjen e radhës, do ta bëjnë hesap mirë.