AKTUALITET, 3 Prill 2019, 16:58

"E kam pasur ëndërr të bëja një film me Ermalin", Elvana Gjata flet për “2 gisht mjaltë”

"E kam pasur ëndërr të bëja një film me

Premiera e filmit “2 gisht mjaltë” u shfaq pak ditë më parë edhe në Kosovë. Teksa protagonistët kryesorë të komedisë, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi prezantuan projektin e tyre kinematografik në prani të publikut të pranishëm, ata kanë rënë në mënyrë të pavetdijshme në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Mamaqi në daljet e tij ka pohuar se ideja për të realizuar këtë film ka qenë e tija. Mirëpo, Elvana ka pohuar në Prishtinë krejtësisht të kundërtën. “Ishte ideja ime. E kam pasur ëndërr që e vogël të bëj një film me Ermalin dhe në një nga darkat tona thashë hajde ta bëjmë një film dhe ky gjithë budalliqet e mia i merr për seriozisht dhe e bëri realitet”, iu është përgjigjur ajo gazetarëve.

Elvana ka ripohuar gjithashtu se ka mbaruar studimet për regjisurë dhe se aktrimi është një dashuri më vete për të.