TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e sotme e opozitës, e cila zgjati përreth 3 orë, u veçua nga ato të mëparshmet për një sërë arsyesh. Fillimisht për ironinë e hollë të përdorur të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) përkundrejt kryeministrit Edi Rama; për uniformitetin e parrullave ku mbizotëronte fjala “IK” dhe për “piramidën e krimit”.
Kësaj të fundit, e cila përmbante si hallka problemet aktuale të vendit, iu vendos zjarri në formë revolte si dhe për t’i mëshuar faktit se ky vend duhet të pastrohet një orë e më parë nga qeverisja e korruptuar dhe kriminale. Opozita ritheksoi në këtë protestë të tetë se nuk do të heqë dorë së kërkuari ikjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit të vendit.
