TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti, Ilir Demalia, ka komentuar qëndrimin e deputetit të ri të LSI-së, Ralf Gjoni, i cili foli sot në parlament dhe se u zotua se maxhoranca nuk do të kishte votën e tij.
Por, Demalia e ka quajtur fjalimin e Gjonit si një autogol, pasi e quajti shtetin si të rënë dhe në një krizë ekzistenciale, ndërkohë që u bë pjesë e Kuvendit.
“Autogoli i Ralfit si dije e padijes! Sot Ralf Gjoni, në Parlament tha:
-Përse hytë, përsë nuk dilni, nga një Parlament me shtet të rënë, në krizë ekzistenciale dhe pa gjykata siç dhe pohoni vetë?
-Përse bëheni pjese e paligjishmërisë duke ligjëruar me prezencën tuaj guerrilasit parlamentar të ilegjimitetit parlamentar?
-Përse pranuat te vendosni gurin e radhës në listat e mbyllura kur e dinit së është ilegjitim dhe hyni me ilegjimitetin e listave në Parlament?
Përgjigje nuk pres nga papërgjeshmëria e patericës së paligjishmërisë”, thekson Demalia.