AKTUALITET, 3 Prill 2019, 13:44

U shkarkua nga drejtimi i Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Jemi gati të dialogojmë me opozitën

U shkarkua nga drejtimi i Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Jemi gati të

Një ditë më parë Blerina Gjylameti, deputetja e PS-së u hoq nga drejtimi i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e saj sot në parlament Gjylameti u shpreh se mazhoranca është gati të dialogojë me opozitën, sipas saj që është brenda parlamentit dhe me atë që është jashtë parlamentit.

“Është një akt i pashembullt braktisja e përgjegjësisë politike nga një opozitë që pretendon se do të vijë në pushtet. Ne si maxhorancë kemi përgjegjësinë të ndërtojnë të gjithë urat e dialogut me ata që zgjodhën të jenë brenda kësaj salle dhe ata që janë jashtë.

Në fund ne si PS kemi për detyrë të dialogojmë të gjitha problematikat që lidhen me procesin zgjedhor dhe t’i japim fund tranzicionit të tej zgjatur të Shqipërisë. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme të vendit.

Jemi për dialog jo vetëm me opozitën që është brenda parlamentit por edhe atë opozitë që janë jashtë parlamentit.

Të nderuar kolegë në mbështesim të gjithë propozimet që vijnë në Komisionet Zgjedhore, pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Gjuha e përdorur nga opozita tenton të na kthejë pas shumë e shumë vite. Boll me gjuhën e urrejtjes,”- tha Blerina Gjylameti.