AKTUALITET, 3 Prill 2019, 14:17

Ministrja e ‘preferuar’ e Ramës i jep fund beqarisë, kurorëzohet në martesë me deputetin nga Kosova

Ministrja e ‘preferuar’ e Ramës i jep fund beqarisë,

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i jep fund beqarisë.

Ministrja e preferuar e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka shprehur hapur konsideratën që ka për Shahinin, do të martohet me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Lajmi është bërë publik nga gazeta Blic, që shkruan se çifti do të martohet ditën e diel, në një nga restorantet e Tiranës në një ceremoni të vogël.

Të ftuar në dasmën e çifti janë miq të tyre të ngushtë, por ende nuk kanë dalë emrat.