AKTUALITET, 3 Prill 2019, 16:36

Borxhi 1.4 milionë euro/ Skema e fajdeve në Shkodër, lirohen gjashtë nga 12 të arrestuarit

Borxhi 1.4 milionë euro/ Skema e fajdeve në Shkodër, lirohen

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në burg gjashtë prej të arrestuarit për skemën e fajdeve në Shkodër, ndërsa për 6 të tjerë ka vendosur detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve që janë lënë në arrest me burg janë Byrhan Alija, Lulzim Sylja, Edi Memçaj, Artan Dragani, Ilir Sokoli dhe Pashko Vuksanlekaj. Detyrim paraqitje u vendos për Marjan Bregun, Eduard Fusha Naim Ahmetajn, Vinko Nikprelajn, Elidon Qerimaj dhe Andri Bala.

Gjykata e shkallës së parë Shkodër vendosi dy javë më parë masën e sgurisë “arrest me burg” për 12 të arrestuarit si pjesë e një skeme fajdesh. Grupi u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, pasi dy djemtë e tij kishin marrë hua me fajde dhe nuk kishin kthyer paratë.

Në mungesë të parave, të arrestuarit i kërkonin Radovanit të shlyente borxhin. Në këmbim të borxhit prej rreth 1.4 mln euro që kishin marrë djemtë, fajdedhënësit i kanë marrë Radovanit pronat që kishte në zotërim.