AKTUALITET, 3 Prill 2019, 16:01

Vrau bashkëshorten, Krimet e Rënda dënojnë me 37 vite burg burrin dhe mjekun që manipuloi kartelën

Vrau bashkëshorten, Krimet e Rënda dënojnë me 37 vite burg

U tregua i pamëshirshëm ndaj bashkëshortes së tij 74-vjeçare, duke e mbytur atë me litar.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi sot me 35 vite burg 77-vjeçarin Namik Velajn, të cilin e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Verke Velaj, dy vite më parë, në janar 2017 në banesën e tyre në Fier.

Gjithashtu, fajtor u shpall edhe mjeku Ilir Tanku, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pasi ai shkroi në kartelë se vdekja e Verke Velajt ishte natyrale dhe jo si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Për mjekun Ilir Tanku u dha një dënim dyvjeçar, por që u konvertua në “shërbim prove” me një afat katërvjeçar.

/TPZ.AL/