AKTUALITET, 3 Prill 2019, 15:48

Rudina Hajdari, një mal me akuza ndaj Gjinkurit: SPAK-u po vjen edhe për ty!

Rudina Hajdari, një mal me akuza ndaj Gjinkurit: SPAK-u po vjen edhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila tashmë përfaqëson “Opozitën e Re” në parlamentin shqiptar, hodhi akuza shumë të rënda ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, pasi ky i fundit, si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore i  parashtroi idetë e tij në lidhje me reformën që duhet të realizohet.

Hajdari kërkoi që, Partia Demokratike, tashmë e larguar nga nga parlamenti, të mos përfshihet në Reformën Zgjedhore, dhe vendet e përcaktuara të merren përsipër nga deputetët e dalë nga listat shumëemërore.

“Unë po luftoi për një Kuvend të lirë dhe të drejtë”, u shpreh Hajdari e revoltuar, që hodhi një sërë akuzash ndaj deputetit socialist

“Ti ke vjedhur votat, ke dëmtuar HEC-et, ke vjedhur zgjedhjet në Dibër, ke vjedhur edhe 450 milionë euro me CEZ, por ta dish se do të vij një ditë që SPAK-u do të vendosë edhe për ty”, tha Hajdari.

/TPZ.AL/