TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pëlqente ta quante veten “Toni Montana”, me emrin e trafikantit të famshëm kuban të interpretuar nga i famshmi Al Paçino në filmin “Scarface”, por tani, Mane Driza, duhet të vuajë një dënim me burg prej 20 vitesh të dhënë nga një gjykatë angleze.
41-vjeçari Driza vrau shokun e tij, Stefan Bledar Mone. Një krim i kryer në qershor të vitit 1999. Në një banesë në Londër.
Gjithçka ndodhi pas dyshimeve se, Stefan Bledar Mone i kishte vjedhur Drizës unazën e martesës. “Toni Montana” e goditi disa herë me thikë, derisa shoku i tij gjeti vdekjen.
Kjo ishte vrasja e pestë e kryer nga Mane Driza.
Pas krimit në vitin 1999, të kryer në kryeqytetin anglez, ai u arratis drejt Italisë ku bëri dy vrasje të tjera.
Atje ai ekzekutoi shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj.
Për këto krime u dënua në vitin 2002 në Itali dhe në qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Stefan Bledar Mone, krim për të cilin u dënua sot.
Ndërsa më 11 Prill të vitit 1997, Mane Driza dhe babai i tij vranë at e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, në fshatin Bishan të Fierit.
Më pas u arratis drejt Anglisë duke pretenduar se ishte një shtetas kosovar që po emigronte për shkak të luftës.
Por, tani Mane Driza duhet të vuajë një dënim prej 20 vitesh në Angli.
Shprehja e famshme e Toni Montanës: “The World is yours” (Bota është e juaja”, mund të riformulohet: “The prison is yours” (Burgu është i juaji).
/TPZ.AL/