TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm një muaj afat për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të shkarkohen!
Ky është ultimatumi që kryeministri Edi Rama u ka dhënë dy drejtuesve të rinj, përkatësisht Arlind Gjokutaj në krye të Doganave, si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Takimi u zhvillua sot në Kryeministri, ku në këtë mbledhje sipas burimeve të Tpz.al, kreu i qeverisë shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.
Institucionet financiare dhe fiskale në vend po i nënshtrohen një ristrukturimi të thellë,
Burime nga mbledhja thanë se janë shkarkuar kreu i Hetimor Tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në Tatime e Dogana.
/TPZ.AL/