AKTUALITET, 3 Prill 2019, 15:23

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Shkrimtari Erebara: Nëse fiton sërish Veliaj, iki nga Shqipëria

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Shkrimtari Erebara: Nëse fiton sërish

Shkrimtari Rudi Erebara, fitues për Shqipërinë i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë për vitin 2017, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me synimin e tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Ndonëse në diktaturë ngriheshin ligje speciale për të pushkatuar njerëz, këtë herë na kanë pushkatuar me shembjen e Teatrit Kombëtar nga ky person që quhet Erion Veliaj. Nëse fiton sërish ai, unë do të largohem përfundimisht nga Shqipëria”, tha përkthyesi i njohur gjatë një interviste për televizionin informativ, Fax Neës.

Erebara u shpreh se, pas largimit të opozitës, parlamenti duhet të konsiderohet si i rënë.

“Opozita doli nga parlamenti sepse nuk kishte se cfarë të bënte më sepse nuk po dëgjohej”.

Shkrimtari e quajti të drejtë protestën e opozitës, duke theksuar se ai beson te ndryshimi që mund të sjellë aj.

“Kjo opozitë ka ide, për të bërë ndryshimin e shumëpritur”, tha Erebara.

/TPZ.AL/