AKTUALITET, 1 August 2026, 13:35

Dy të mitur gjermanë humbin rrugën në Karaburun, shpëtohen pas operacionit të kërkim-shpëtimit (Video)

Dy të mitur me shtetësi gjermane kanë humbur rrugën gjatë natës në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë, ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për lokalizimin e tyre.

Pas disa orësh kërkime, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën të gjenin vendndodhjen e dy të miturve. Ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur nxjerrja e tyre nga zona.

Fatmirësisht, të dy të miturit u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa rrezik për jetën.