TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në zonën e Palasës, pak pasi kalohet Tuneli i Llogarasë, duke shkaktuar alarm te banorët dhe pushuesit që ndodheshin në afërsi.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në një sipërfaqe më të madhe.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të mundshme.
Autoritetet pritet të zbardhin shkaqet e ngjarjes pas përfundimit të verifikimeve.