AKTUALITET, 1 August 2026, 13:03

Pas orësh betejë me flakët, zjarri në Palasë vihet nën kontroll (Video)

Situata me zjarrin e rënë në zonën e Palasës po shkon drejt normalizimit, pasi ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri u aktivizua rreth orës 02:00 pas mesnatës, duke alarmuar autoritetet vendore, të cilat u mobilizuan menjëherë dhe nisën operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.

Gjatë gjithë natës, në terren kanë punuar forcat zjarrfikëse, ndërsa gjatë ditës së sotme operacionit iu bashkuan edhe helikopterë, të cilët ndihmuan në izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të flakëve, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje më të plota mbi shkaqet e rënies së zjarrit.