AKTUALITET, 1 August 2026, 13:28

Zjarr në Elbasan, flakët rrezikojnë banesat në lagjen “Skënderbej”

Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me pemë dhe barishte të thata, duke rrezikuar banesat pranë zonës.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit, pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era.

Zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre.

“Një pakujdesi e vogël mund të rrezikojë banesa, pasuri dhe jetën e një komuniteti të tërë”, apeluan autoritetet.