TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e shtatë e Kategorisë Superiore e ngre siparin sot, me dy ndeshjet e para: Luftëtari-Kukësi dhe Lushnja-Laçi. Kampionët e vendit në fuqi rikthehen aty ku ngritën për herë të parë trofeun e titullit, me në krye ish-trajnerin e bluzinjve, Milinkovic. Hasan Lika debuton në stolin e gjirokatsritëve, çka e bën këtë ballafaqim mjaft interesant. Në “Roza Haxhiu” do të jenë mysafirë kurbinasit. Lushnja, që mbyll klasifikimin e Superiores për momentin, synojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht faktorin-fushë. FSHF-ja ka publikuar sot në mëngjes edhe arbitrat e këtyre dy sfidave hapëse të këtij “stacioni” të Superiores.
Kategoria Superiore, java e 7-të
Lushnja – Laçi
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Agaraj, Dojando Myftari
Luftëtari – Kukësi
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisak