SPORT, 21 Tetor 2017, 11:24

Befason trajneri i Argjentinës, lë sërish jashtë sulmuesin e Juves

Diego Perotti ftohet në kombëtaren e Argjentinës për miqësoren kundër Rusisë që do të luhet më 11 nëntor.

Trajneri Sampaoli ka thirrur mesfushorin me tipare sulmuese që aktivizohet te Roma për këtë përballje testuese.

Perotti regjistron vetëm dy prezenca me kombëtaren e Argjentinës, e fundit në miqësoren kundër Nigerisë më 2011-ën.

Surprizë është padyshim lënia jashtë liste e Gonzalo Higuain. Trajneri i Argjentinës nuk e ka ftuar sulmuesin e Juventusit për ndeshjen kundër Rusisë.

“Nuk mendoj se çështja ‘Higuain’ ka rëndësi për momentin. Grumbullimin e tij mund ta marr parasysh në të ardhmen”, tha trajneri Jorge Sampaoli duke lënë të hapur derën për grumbullimin e sulmuesit të Juventusit në kombëtaren e Argjentinës.

Ndërkohë që kthehet në ekipin përfaqësues të Argjentinës edhe Sergio Aguero, sulmuesi i Manchester City-t që nuk u grumbullua në sfidat e fundit për shkak dëmtimi.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Argjentinës për miqësoren kundër Rusisë:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres) dhe Agustin Marchesin (America).

Mbrojtës: Gabriel Mercado (Siviglia), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Javier Mascherano (Barcellona), German Pezzella (Fiorentina).

Mesfushorë: Ever Banega (Siviglia), Eduardo Salvio (Benfica), Emiliano Rigoni (Zenit), Lucas Biglia (Milan), Marcos Acuna (Sporting Lisbona), Alejandro Gomez (Atalanta), Leandro Paredes (Zenit), Matias Kranevitter (Zenit) dhe Diego Perotti (Roma).

Sulmues: Sergio Aguero (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Mauro Icardi (Inter), Lionel Messi (Barcellona) dhe Angel Di Maria (PSG).