TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas intervistës së Ralf Rangnikut në “La Gazzetta dello Sport”, ka qenë kjo e përditshme që ka zbuluar prapaskenat e zbarkimit të dështuar të gjermanit te Milani. Është e vërtetë që nuk ka pasur as kontrata e as klauzola sanksionuese, por ai i kuqezinjve ka qenë një sondazh i mirëfilltë në një kohë kur në stolin e skuadrës nuk ishte Pioli e diskutohej shkarkimi i Xhampaolos.
NGJARJET– Pas disa bisedave me Rangnikun në tetor të vitit të kaluar, drejtuesit kuqezinj u përqendruan tek e tashmja, duke kërkuar Spaletin e duke përfunduar me Piolin. Ecuria e këtij të fundit në krye të skuadrës nuk jepte shpresë deri në fund të 2019- ës, ndaj edhe kontaktet me Rangnikun vazhduan, edhe pse nuk ishin të shpeshta. Pas daljes publike të Bobanit që akuzonte Gazidhisin, ky i fundit kërkoi një takim me ekipin, i cili u zhvillua më 7 mars 2020 (para ndeshjes me Xhenoan).
Ajo që e nxehu ambientin ishte largimi i Bobanit dhe deklaratat thumbuese të Rangnikut në mediat teutonike. Gazidhisi ndërkohë mundohej të qartësonte gjakrat duke premtuar (e më pas mbajtur) qëndrimin e Piolit në rast se rezultatet do të ishin pozitive. Ai e mbajti fjalën dhe konfirmoi 52- vjeçarin që ka pas vetes të gjithë skuadrën, por ajo ndaj Rangnikut nuk ishte, gjithsesi, një kthim shpine.
I MBETUR NË TENTATIVË– Në rast se Milani do të dështonte edhe me Piolin, drejtuesit kishin një plan rezervë. Në sezonin 2020-’21, trajner do të ishte Rangnik i cili do të revolucionarizonte të gjithë aspektin sportiv të ekipit duke larguar lojtarët e moshuar e duke “vënë bast” te të rinjtë. Gjermani kishte nisur të studionte italishten dhe lojën e Atalantës së Gasperinit.
Ky i fundit ishte një dëshirë për stolin kuqezi në sezonin 2021-’22, por duke parë lidhjen me ekipin aktual, hipoteza më e mundshme për atë sezon do të ishte Roberto de Zerbi. Trajneri i Sasuolos ka një ide loje si ajo që i pëlqen Rangnikut dhe është i zoti me të rinjtë e mes të dyve kishte pasur madje edhe një bisedë në të cilën është “vendosur” edhe për një bashkëpunim të mundshëm. Edhe ky plan dështoi për shkak të rinovimit të kontratës së Piolit, me 64- vjeçarin gjerman që thuhet se po mendon rikthimin te “Red Bull”-i pa përjashtuar mundësinë që me Milanin të takohet në një tjetër moment.