TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me përfundimin e finales së Europa Leagues, ku Sevilla triumfoi ndaj Interit dhe u konfirmua si mbretëresha e këtij kompeticioni, janë kompletuar edhe dy vazot e para për shortin e Champions League.
Kështu në vazon e parë, përveç Sevillas fituese të Europa Leagues, bëjnë pjesë edhe Juventus, Real Madrid, Liverpool, Bayern Munich, PSG, Zenit dhe Porto.
Plot emra të mëdhenj është edhe vazoja e dytë, ku bëjnë pjesë skuadra si Barcelona, Atletico Madrid, dy skuadrat e Manchesterit, Borussia Dortmund, Shakhtar Donetsk, Chelsea dhe njëra mes Benficës e Ajaxit.
Në vazon e tretë janë konfirmuar njëra mes Benficës e Ajaxit, Lazio, Interi e Leipzigu, ndërsa të tjerat pritet të konfirmohen pas përfundimit të tureve eliminatore të këtij kompeticioni.