SPORT, 22 Gusht 2020, 23:10

VIDEO/ Boksieri Jurgen Uldedaj fiton ndaj kroatit Grguric, shqiptari hedh në tapet kundërshtarin që në raundin e dytë

VIDEO/ Boksieri Jurgen Uldedaj fiton ndaj kroatit Grguric, shqiptari hedh

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ja del të fitojë ndaj rivalit të tij, kroatit Robert Grguric. Boksieri shqiptar ja doli të hedhë në tapet kundërshtarin në raundin e dytë,kjo është suksesi i fundit e boksierit shqiptar që e çon numrin e fitoreve në 12 rradhazi.

Kujtojmë që shqiptari është mbajtes i dy titujve boteror WBO Junior dhe WBC Junior. Jurgeni po bën histori botërore dhe tani synimi i boksierit shqiptar është titulli për të rritur në federatën WBO.

Sukesi i Jurgen Uldedaj ka marrë përgëzimet edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale uron boksierin për këtë arritje.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3278565828856334