TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portali i njohur FootyHeadlines ka zbuluar imazhet e para të atij që do të jetë topi zyrtar i Nations League 2021, turne që do të nisë në shtator të këtij viti. I prodhuar nga Adidas, topi ka bazën të bardhë e disa ngjyra të manifestimit: argjend, e kuqe, e verdhë, blu e jeshil. Shumë shpejt topi do të dalë në shitje e do të kushtojë 150 euro.
Pikërisht me një top të tillë do të luajë Shqipëria në kompeticionin ku do të kërkojë të kthehet edhe njëherë në finalet e kampionatit europian. Kuqezinjtë janë në grup me Bjellorusinë, me të cilët do të ndeshen të parët në 4 shtator në transfertë, Lituaninë, me të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë në "Air Albania" tri ditë më pas dhe Kazakistanin, me të cilët do të sfidohen sërisht jashtë fushe në 11 tetor.
Fushata e kuqezinjve në Nation League do të mbyllet po kundër Bjellorusisë në 18 nëntor në "Air Albania".
