SPORT, 21 Gusht 2020, 21:56

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë në finalen spektakolare, Interi barazon Sevillan

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë në finalen spektakolare, Interi barazon

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Europa League. Zikaltrit barazuan 2-2 ndaj Sevillas në një ndeshje të çmendur dhe spektakolare.

Ndeshja nisi vrullshwm pasi në minutën e 4’ ishte Lukaku i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Bono kuptoi krahun e sulmuesit belg por pa mundur të ndalë topin që përfundon në rrjetë.

Nuk ka zgjatur më shumë se shtatë minuta gëzimi i Interit. Sevilla ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 në finalen e Europa Leagues përballë ziktërve.

Në minutën e 33’ Sevilla ka bërë përmbysjen e çmendur pasi Luuk de Jong realizoi për 2-1, ndërsa gëzimi i spanjollëve nuk zgjati më shumë se tri minuta.

Për zikaltrit ishte Godin ai i cili vendosi sërish barazpeshën 2-2.

Sevilla-Inter 0-1

Sevilla-Inter 1-1

Sevilla-Inter 2-1

Sevilla-Inter 2-2