TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi veteran uruguaian, Diego Godin, i cili ishte edhe autori i golit të barazimit të përkohshëm 2-2 në finalen e Europa Leagues mes Sevillas dhe Interit, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për fansat zikaltër.
Futbollisti 34-vjeçar e ka quajtur disfatën e mbrëmshme ndaj andaluzianëve vetëm si një ndalesë në rrugëtimin e skuadrës së Interit për t’u rikthyer te sukseset dhe bëri thirrje për t’u rikthyer më të fortë e me më shumë dëshirë.
“Mbyllet një sezon intensiv dhe i ndryshëm në futboll, për gjithë atë që po ndodh në botë, ndërkohë që vijojmë të luftojmë për t’iu rikthyer normalitetit. Do të na kishte pëlqyer shumë të kishim fituar dhe t’u kishim dhuruar triumfin tifozëve tanë, por nuk ia dolëm. Besoj që gjithsesi duhet të ndiheni për punën dhe sforcon e bërë në fushë dje dhe gjithë sezonin. Kjo është vetëm një ndalesë në rrugëtimin tonë. Një rrugëtim që kjo skuadër e ka ndërmarrë për të vijuar të rritet dhe për të arritur objektivat që meriton historia e këtij klubi. Tani të pushojmë dhe karikojmë bateritë, për t’u rikthyer me më shumë dëshirë e entuziazëm për sezonin e ri”, shkroi Godin në rrjetet sociale.
Mbrojtësi uruguaian iu bashkua Interit verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Atleticon e Madridit dhe nënshkroi për 3 sezone me zikaltrit. Fillimi ishte i vështirë për Godin, që shumë shpesh e pa veten në stol, por me kalimin e kohës u përshtat si duhet me skemat e Contes dhe arriti të rifitojë vendin në formacion.