TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, gjithmonë përbën lajm me fjalët e tij. Strategu portugez ka folur për ekipin e PSG-së, që pas 25 vitesh ka arritur për herë të parë në finalen e Champions League.
Por, kjo gjë nuk e impresionon Mourinhon, pasi “Special One” mendon se parisienët duhet ta kishin fituar trofeun që para dy sezonesh. “Mendoj se PSG ka dështuar që nuk e ka fituar trofeun që para dy sezonesh.
Ata kanë bërë investime gjigante në 5-6 vitet e fundit dhe kanë në përbërje lojtarët më të mirë në botë. Shikoni emrat në listën e skuadrës së PSG-së dhe pastaj më jepni të drejtë”, përfundoi Mourinho.
