SPORT, 21 Gusht 2020, 17:38

Berat Gjimshiti baba për herë të parë, partnerja e tij serbe në pritje të ëmbël, futbollisti: Mendoj gjithmonë për tre persona

Berat Gjimshiti baba për herë të parë, partnerja e tij serbe


Futbollisti i Kombëtarës Shqiptare, Berat Gjimshiti do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai për “Telegrafi”. Futbollisti i Atalantas ka treguar se partnerja e tij, Alisa është në pritje të ëmbël dhe këto janë momente shumë të lumtura për ta.

Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër. Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendoj ndryshe. Mendoj gjithmonë për tre persona: veten, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani, si në karrierë ashtu edhe në jetë, për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim dhe gjithë të mirat.” – është shprehur ai.

Historia e gjatë e dashurisë me serben Alisa Menkovic do të kurorëzohet me fëmijën e parë.