SPORT, 21 Gusht 2020, 22:12

Europa League/ Gjilani ‘kalon’ COVID-19 dhe ekipin nga San Marino, pret në raundin e dytë të kualifikueseve APOEL-in

Europa League/ Gjilani ‘kalon’ COVID-19 dhe ekipin nga San Marino,

Nënkampionët e Kosovës, Gjilani kanë arritur të kalojnë me sukses sfidën e dyfishtë në San Marino, atë ndaj COVID-19 dhe të Tre Penne-s. Fillimisht skuadra kosovare u trondit pasi një futbollist rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe San Marino kërkoi mos zhvillohet ndeshja.

Pas ritestimit të gjithë rezultuan negativë. Me Tre Penne ndeshja nuk filloi mirë. Vendasit kaluan në minutën e 16-të në avantazh, oor gjilanasit përmenden pas 8 minutash dhe barazojnë me Dakic.

Në fund të pjesës së parë Sorrentino i Tre Penne del me karton të kuq duke lënë të vetit me 10 lojtarë. Gjilani në pjesën e dytë shënon me Fiton Hajdarin dhe Ardit Hilën për të debutuar me fitore në kualifikueset e Europa League.

Ndeshjen e ardhshme gjilanasit kanë një ndeshje të vështirë ndaj APOEL Nikozisë.