AKTUALITET, 4 Prill 2019, 19:12

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur luani sulmon trajnerin e cirkut dhe i ngul dhëmbët në shpatull (PAMJE TË RËNDA)

Ky është momenti tmerrues kur një luan, papritur ka sulmuar trajnerin e cirkut.

Ngjarja ka ndodhur në një cirk në Ukrainë, ku pjesa më e madhe e audiencës ishin fëmijë të shoqëruar  nga prindërit, ndërsa momenti është filmuar nga publiku.

11845110-6885015-image-a-29_1554360161167

Trajneri 32-vjeccar, Hamada Kouta, i njohur në arenën ndërkombëtare të cirkut, është sulmuar nga luani i irrituar, i cili i nguli dhëmbët në krahë e në shpatull.

Kouta nga Egjipti, i cili ka punuar për shumë vite në cirkun rus, luftoi me luanin, i cili më pas u tërhoq.