AKTUALITET, 4 Prill 2019, 19:20

Futbollisti italian organizon rrëmbimin e tij në sfidën e fundit (VIDEO)

Futbollisti italian organizon rrëmbimin e tij në sfidën e fundit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Ignazio Barbagallo, një futbollist amator 55-vjeçar, i njohur për shakatë e tij, ishte duke luajtur ndeshjen e fundit për Viagrande gjatë fundjavës së kaluar dhe vendosi të largohej me një zhurmë të madhe.

Në ndeshjen brenda ndaj Nebrodi-t, Barbagello bëri sikur e morën peng nga disa gangsterë që kanë ulur helikopterin në fushën e lojës.

Problemi i vetëm ishte se çdo gjë ishte e parapërgatitur nga vetë Barbagello. Fusha e Viagrande është skualifikuar për një muaj dhe klubi është gjobitur me 200 euro.