TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 16 prill në gjykatën e Vlorës pritet të nisë procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë më, 10 gusht të vitit të kaluar.
RTV ORA mëson se në seancë do të merren dëshmitarët e familjarëve të viktimave, njëherësh edhe të autorit të masakrës.
Prokurori çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat të caktuar nga shteti.
Ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i çështjes me themel, në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm! Ai mbahet në paraburgimin e Vlorës.
Më 10 gushtin e shkuar, Zykaj sulmoi me armë kallashnikov familjarë të tij duke lënë të vdekur 8 prej tyre.