TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri dhe ish-deputeti Arben Imami i ftuar në studion e AbcNeës ka deklaruar se në Partinë Demokratike “frenat” duhet t’i marrë Sali Berisha. Imami thotë se me Lulzim Bashën nuk ka më shpresë.
“Berisha është personaliteti më i rëndësishëm në këtë parti. Për mbi 20 vjet ka qenë drejtues i saj dhe i vetmi ndoshta që nëse dështojnë të gjitha mjetet, nëse shteron edhe koha dhe s’ka më kohë mbase, duhet të gjejë mënyrën, rrugën për të ndikuar më fort, më mirë, më seriozisht në këtë proces. Se çfarë dhe si, është çështje e tij, jo e imja. S’mund t’i caktoj unë zotit Berisha një detyrë të tillë. Sa më i rëndësishëm personaliteti, aq më të mëdha janë përgjegjësitë” – tha Imami.
“Nëse në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha hyn me këtë filozofi, PD nuk e merr më veten. PD s’mund ti humbë në mënyrë skandaloze zgjedhjet e ardhshme. E kuptoj që s’mund t’i fitojë, por s’mund t’i humbë në mënyrë skandaloze” – tha Imami që ka artikuluar edhe mundësinë që Basha të japë dorëheqjen nga partia.