TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca zhvilloi seancën parlamentare ku në rend dite ishin edhe ligji i magjistraturës dhe ndryshimet në Kodin Rrugor. Por votimi ka dështuar. Në mungesë të kuorumit, votimi është shtyrë sërish pasi të dyja këto ligje kanë nevojë për shumicë të cilësuar.
Është e disata herë që shumica shtyn votimin për ligjin e magjistratëve të rinj edhe pse ka kërkuar dhe ka bërë përpjekje për aleanca brenda opozitës. Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë fati i këtij ligji të rëndësishëm për reformën në drejtësi.