AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 16:36

Denoncimi i 36-vjeçarit alarmon policinë: Më ka ikur babai nga shtëpia

Denoncimi i 36-vjeçarit alarmon policinë: Më ka ikur babai nga
Një 36-vjeçar në Shkodër ka alarmuar policinë, pasi ka bërë një denoncim për ikjen nga shtëpia të babait.

Ai ka thënë se i larguari është i moshuari 71 vjeç dhe ka probleme me shëndetin mendor.

“Më datë 23.02.2018, shtetasi L.Ç, vjeç 36 banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa babai, shtetasit SH.Ç, vjeç 71, i sëmurë mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.