AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 15:24

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi, ishte arratisur nga burgu në vitin 2016

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi, ishte arratisur nga burgu
Një 42 vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu i Tyrins në vitin 2016, është arrestuar ditën e djeshme

Sipas informacioneve, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të hynte në Greqi nga pika e kalimit kufitar në Krystallopigi (Kapshticë) me pasaportë fallco.

Ai kishte qenë i dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.