AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 13:03

Ish-ministri doli kundër Metës për votën në OKB, Vasili: Çdo avokati nuk zhbën dot arsyet e errëta të qeverisë

Ish-ministri doli kundër Metës për votën në OKB,

Pak minuta pasi ish-ministri Ylli Manjani, u deklarua kundër vendimit të Presidentit Meta pasi ky i fundit dërgoi Presidentit të SHBA Donald Trump  një letër, lidhur me qëndrimin e tij për votën në OKB, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili.

Statusi i plotë

Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet.

Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi.

Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj.

Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.

Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.

Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.

Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë.