AKTUALITET, 3 Prill 2019, 17:35

Çfarë po ndodh në Shkodër? Lleshaj dhe Veliu zbarkojnë sërish atje

Çfarë po ndodh në Shkodër? Lleshaj dhe Veliu

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë udhëtuar sot drejt Shkodrës.

Ministri Lleshaj dhe drejtori i Policisë po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Prefekturës së qytetit.

Kujtojmë se qyteti i Shkodrës ka qenë një ndër qarqet, ku Policia e Shtetit ka përqendruar forcat e saj pas ngjarjes së fundit, ku dy vëllezër mbetën të vrarë pak ditë më parë.

Ende nuk ka detaje se për çfarë po diskutohet mes Lleshaj, Veliut dhe drejtuesve të Prefekturës së qyteti të Shkodrës.