TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy grupe kriminale janë kriminale të cilat merreshin me trafikimin e drogërave të fortë nga Amerika Latine drejt Italisë. Sipas mediave vendasemësohet se mes 12 të arrestuarve janë dhe 2 shqiptarë, ky identitieti i tyre nuk bëhet i ditur. Operacioni kishte kohë që kishte nisur u finalizua me arrestimin e 12 personave, ku mes tyre është kapur dhe një tifoz i skuadrës së Bolonjës.
Në operacion morën pjesë mbi 100 forca policie, pas një hetimi prej vitit 2016. Banda e trafikonte kokainën nga Kolumbia dhe Peruja në Spanjë me destinacion final Italinë. Nga hetimet është zbuluar se bandat e fshihnin drogën në valixhe me fund të dyfishtë.
Anëtarët e dy grupeve kriminale komunikonin shumë pak me telefon për të shmangur zbulimin, por në fund u goditën pas hetimit gati 3-vjeçar. Kokaina pas mbërritjes në Bolonja, ku ishte baza shpërndahej më pas në qytete të tjera të Italisë.
Kush është i arrestuari?
Mes të arrestuarve është edhe Gianluca Landi, i njohur nga të gjithë si Kuscino. Për shumë vite ai ishte udhëheqësi historik i tifogrupit të Bolonjës. Vetëm disa ditë më parë ai u largua nga drejtimi i tifozëve të Bolonjës për t’u punësuar nga basketbolli Fortitudo si menaxher i biletave dhe marrëdhënieve me tifozët.
Nga hetimet e kryera nga Njësia Hetimore e Departamentit të Operacioneve të Karabinierëve dhe e koordinuar nga Prokuroria Publike e Bolonjës, ku në përfundim u arrestuan 12 persona. Për gjashtë persona janë hapur dyert e burgut, ndërsa tre të tjerë janë nën arrest shtëpiak dhe tre kanë një detyrim paraqitje. Dy shqiptarët kujdeseshin për shitjen e drogës dhe kishin marrëdhënie me blerësit.