AKTUALITET, 12 Prill 2018, 14:59

Çfarë nuk u pa në parlament/ Rama i revoltuar i kthehet Nokës: Ta tregoj unë ty, do e shohim

Çfarë nuk u pa në parlament/ Rama i revoltuar i kthehet

Një situatë e tensionuar sot në Parlament pas incidenteve të shumta që ndodhën. Disa herë është ndërprerë transmetimi direkt, por prania e gazetarëve, por edhe deputetëve të Opozitës me telefonat e tyre, kanë sjellë për publikun pamje të cilat nuk u dhanë në transmetim direkt.

Kështu pasi deputeti demokrat Flamur Noka ka sulmuar Ramën me miell, fillimisht u pa një ruajtje qetësie nga ana e kryeministrit. Por disa pamje të cilat kanë dalë së fundmi, tregojnë Ramën teksa i revoltuar i drejtohet deputetit Noka me fjalët:

‘Mos u mërzit, pa merak, se ta tregoj unë, mos u mërzit do ta shohim’.

Ndërkohë në sfond dëgjohet Kryemadhi e cila kërkon vazhdimisht përjashtimin e Ramës nga seanca plenare.