AKTUALITET, 12 Prill 2018, 14:20

Konfirmohet, helmimi i ish-spiunit me “Novichok”

Konfirmohet, helmimi i ish-spiunit me “Novichok”

Mbikëqyrësi ndërkombëtar i armëve kimike ka konfirmuar analizën e Britanisë së Madhe për llojin e agjentit nervor të përdorur në helmimin e ish-spiunit rus.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”  nuk e emëroi agjentin nervor si Novichok, por tha se ishte dakord me gjetjet e Britanisë së Madhe mbi identitetin e saj.

Rusia ka mohuar se ishte pas sulmit ndaj Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury, siç e ka akuzuar kryeministrja Theresa May.

Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson tha: “Nuk mund të ketë dyshime se çfarë është përdorur.”

Ai shtoi se : “Nuk ka asnjë shpjegim alternativ për atë se kush është përgjegjëse,  vetëm Rusia ka mjetet, motivin dhe të dhënat”.