AKTUALITET, 12 Prill 2018, 13:54

Të martën Mogherini dhe Hahn vijnë në Tiranë, çfarë pritet të sjellin?

Të martën Mogherini dhe Hahn vijnë në Tiranë,

Të martën e 17 Prillit, shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn do të mbërrijnë në Tiranë.

Arsyeja lidhet me progres-raportin e Komisionit Europian, që dy zyrtarët e lartë të BE-së do të ia dorëzojnë personalisht qeverisë javën e ardhshme.

Sipas axhendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.

Kujtojmë se në deklaratat e tyre të mëparshme, Mogherini dhe Hahn janë shprehur optimistë për progresin e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se pritet që KE të bëjë propozimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

Megjithatë, për të parë raportin e KE-së mbi Shqipërinë dhe progresin e bërë gjatë vitit që lamë pas, do të duhet të presim të martën e 17 Prillit.