BOTA, 7 Prill 2023, 17:01

Propozimi i presidentit të Brazilit: Zelensky të heqë dorë nga Krimea. Nuk mund të dëshirojë gjithçka!

Propozimi i presidentit të Brazilit: Zelensky të heqë dorë

Presidenti brazilian ka bërë një deklaratë të fortë, duke dhënë një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Luiz Inacio Lula da Silva pohoi se “Ukraina duhet t’i dorëzojë Rusisë gadishullin e Detit të Zi për t’i dhënë fund luftës”, duke shtuar se homologu i tij ukrainas “nuk mund të dëshirojë gjithçka”.

Ndërkohë, ai tha se bota ka nevojë për qetësi. “Putini nuk mund të pushtojë territorin e Ukrainës. Ndoshta do të diskutohet për Krimenë. As Zelensky nuk mund të dëshirojë gjithçka. Bota ka nevojë për qetësi! Ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Lula gjatë një takimi me gazetarët në Brasilia.

Deri më sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të negociojë me Moskën për Krimenë, duke këmbëngulur se ajo duhet së pari të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Ukraina.