TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një imazh mahnitës i planetit gjigant të akullt Uran të sistemit tonë diellor është kapur nga teleskopi hapësinor James Webb, i zhvilluar nga NASA, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës (CSA).
Imazhi i ri tregon unazat e tij mbresëlënëse. Urani ka 13 unaza të njohura, njëmbëdhjetë prej të cilave janë të dukshme në këto imazhe. Midis tyre janë dy unaza më të zbehta pluhuri që janë fotografuar vetëm dy herë të tjera, nga anija kozmike Voyager 2 që fluturoi pranë planetit në 1986 dhe nga Observatori Keck në Hawaii me optikë të avancuar adaptive.
Urani, planeti i shtatë në Sistemin Diellor, është unik: ai rrotullohet anash, në një kënd prej gati 90 gradë nga rrafshi i orbitës së tij. Kjo shkakton stinë ekstreme, pasi polet e tij përjetojnë shumë vite rrezet e diellit të vazhdueshme, të ndjekura nga një numër i barabartë vitesh errësirë të plotë. Aktualisht, është fundi i pranverës në polin verior, ndërsa vera në polin verior do të jetë në vitin 2028. Në kohën kur Voyager 2 vizitoi Uranin ishte verë në polin jugor, tani është vera në anën e errët të planeti.
2. Hubble: @NASAHubble has given us multiple views of Uranus. The image on the left was taken with visible, ultraviolet and infrared light in 2003, while the image on the right was taken in visible light in 2022. pic.twitter.com/wAI4H4wmQH
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) April 6, 2023
Në imazhet e James Webb, planeti duket më i detajuar, duke demonstruar se sa dinamike është atmosfera e Uranit. Në anën e djathtë të planetit është një zonë shkëlqimi në polin me pamje nga Dielli i njohur si “kapaku polar” kjo shfaqet kur poli hyn në rrezet e diellit direkte në verë dhe zhduket në vjeshtë. Të dhënat e regjistruara nga teleskopi hapësinor do t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë mekanizmin aktualisht misterioz që qëndron pas kësaj veçorie.
James Webb gjithashtu fotografoi shumë nga 27 hënat e njohura të Uranit.
Check out the polar cap (bright white area) on the right side! Webb reveals, for the first time, a subtle enhanced brightening at its center. This polar cap appears in the direct sunlight of summer and vanishes in the fall. Webb's data will help us to understand this mystery. pic.twitter.com/OJuBUpcsiD
— NASA Webb Telescope (@NASAWebb) April 6, 2023