TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burg përjetë për 3 autorët e vrasjes së reperit amerikan XXXTentacion gjatë një grabitjeje. Ylli u qëllua jashtë një dyqani motoçikletash në Florida, pasi i grabitën 50,000 dollarë para në 2018.
Reperi kontrovers 20-vjeçar, u bë i famshëm me dy albume të suksesshme radhazi. Michael Boatwright, Dedrick Williams dhe Trayvon Newsome u shpallën fajtorë për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur muajin e kaluar.
“Ju do të kaloni çdo orë, çdo ditë dhe çdo javë dhe çdo vit të jetës tuaj në atë qeli.”, iu tha Gjykatësi i kontesë Broëard, Michael Usan autorëve.
Në vitin 2018, nga pamjet u zbulua se XXXTentacion u vra duke lënë Riva Motorsports me një shok. Dy persona të armatosur të maskuar u përballën deri sa e qëlluan për vdekje. Më pas ata morën një çantë Louis Vuitton që përmbante para të gatshme XXXTentacion sapo ishte tërhequr nga banka.