TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku ka larë sot këmbët e 12 të burgosurve të rinj, burra dhe gra, në ceremoninë e larjes katolike të së "Enjtes së Madhe" në burgun e të miturve Casal del Marmo.
Kreu i kishës katolike romake reflektoi mbi kuptimin e zgjedhjes së Jezusit për të larë këmbët e dishepujve të tij, duke theksuar se ajo që mund të mësohet është se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Papa Françesku, i cili u shtrua në spital për tre ditë javën e kaluar, mbërriti në burg me një makinë Fiat të bardhë. Ai hyri në kapelë me karrocë, ndërsa gjatë liturgjisë kryesisht qëndronte ulur.
Më pas ai eci me ndihmën e një bastuni për të larë këmbët e 10 të rinjve dhe dy vajzave të reja, të cilët ishin ulur në një platformë të ngritur pranë altarit. Platforma e lejoi Papën të lante dhe puthte këmbët e tyre pa u përkulur në tokë, siç kishte bërë në vitet e mëparshme.
Para zgjedhjes së Françeskut, ceremonia e së Enjtes së Shenjtë katolike mbahej gjithmonë në Bazilikën e Shën Gjon Lateranit në Romë. Megjithatë, kur u zgjodh, ai vendosi të ndryshojë traditën dhe të arrijë tek njerëzit që vuajnë dënimin dhe ndihen të margjinalizuar.

