BOTA, 6 Prill 2023, 19:26

Shkëmbim zjarri me policinë në Virginia, humb jetën një grua, plagoset burri

Shkëmbim zjarri me policinë në Virginia, humb jetën një

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Virginia të SHBA-ve, ku raportohet ër një grua të vrarë dhe një burrë të plagosur.

Një efektiv i Policisë së Shtetit të Virginias vuri re një SUV me targa false në zonën Springfield të Kontesë Fairfax.

Mediat e huaja raportojnë se SUV u largua me shpejtësi kur policia u përpoq të ndalonte automjetin. Shoferi fillimisht u përplas me një parmak, por vazhdoi të shkonte drejt jugut, thanë autoritetet.

Ndërsa policia iu afrua SUV-të, shoferi filloi të qëllonte mbi ta, thanë zyrtarët. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me zjarr, duke goditur shoferin dhe pasagjeren.

Burri u dërgua në spital gjersa gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit.