BOTA, 6 Prill 2023, 19:45

Habit aleati i Putinit: Të mblidhen dhe të shkatërrohen të gjitha armët bërthamore

Habit aleati i Putinit: Të mblidhen dhe të shkatërrohen të

Një deklaratë befasuese nga aleati i Putinit, i cili ka pranuar deri tani çdo gjë nga presidenti rus. 

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha të enjten se gjithë vendet duhet të mbledhin armët bërthamore “në një grumbull dhe t’i shkatërrojnë” ato.

“Unë kam një mendim radikal në këtë drejtim. Unë besoj se armët bërthamore duhet të grumbullohen dhe të shkatërrohen,” tha Lukashenko nga Moska, ku po zhvillon një vizitë.

Lukashenko theksoi se ishte dakord me atë që tha presidenti francez Emmanuel Macron për papranueshmërinë e vendosjes së armëve bërthamore nga një vend në territorin e një tjetri, por tha se fillimisht SHBA duhet t’i largojë ato nga vendet e tjera që vendi i tij të ndjekë të njëjtën rrugë.